Malta – RMV: Barazimi kundër Italisë të kurorëzohet me fitore!

MILEVSKI: PËR MOMENTIN KJO NDESHJE ËSHTË MË E RËNDËSISHME

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sonte në stadiumin kombëtar të Maltës zhvillon ndeshjen pestë kualifikuese të Grupit C, për kualifikimin në EURO 2024. Ekipit i mungon portieri Dimitrievski dhe Arian Ademi shkaku i lëndimeve. Ndeshja fillon në ora 20:45

Barazimi kundër Italisë në Shkup nuk do të ketë asnjë vlerë poqese nuk kurorëzohet me fitore kundër Maltës në transfertë. Të paktën kështu mendojnë gjithë protagonistët e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut. Madje, seleksionuesi Milevski këtë ndeshje e konsideron si më të rëndësishmen në këto kualifikime.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Malta dëshmoi edhe në ndeshjen tonë në Shkup, se bëhet fjalë për një ekip shumë kualitativ, që është shumë mirë i organizuar, luftarak, agresiv dhe çka  jo. Na mundoi shumë në Shkup, në asnjë moment nuk duhet të relaksohemi, por me seriozitetin maksimal duhet ti qasemi kësaj ndeshje. Siç thash për momentin kjo ndeshje është më e rëndësishme, ndoshta edhe më i rëndësishëm në këto kualifikime. Por nga ana tjetër mendoj se djelmoshat janë të vetëdijshëm se çka do të thotë për ne kjo ndeshje dhe çfarë mund të na sjellë, për të ruajte këtë atmosferë dhe energjinë pozitive” – tha Milevski.

Terreni i keq në Shkup ndikoi që në formacion të mos jetë portieri Stole Dimitrievski. Në vend të tij thirret Taleski i Shkëndijës. Do të mungojë edhe Arian Ademi shkaku i lëndimit. Për formacionin, fjalën e fundit, sipas kapitenit Enis Bardhi, do ta ketë seleksionuesi Milevski. 

Gjithmonë trajneri vendos për pozitën e secilit lojtar prej neve dhe në atë moment ku duhet në secilën pjesë të fushës domethënë na duhet një lojtar. Dhe  normal këtë ndeshje më vendosi aty mbrapa sulmuesve për arsye të ndryshme të cilat nuk mund t`i them por jam shumë i kënaqur dhe gjithmonë do të jap përgjigje në atë pozitë që trajneri vendos të luajë” – deklaroi Bardhi.

Ndeshja ndërmjet Maltës dhe Maqedonisë së Veriut në kuadër të Grupit C, do të luhet në stadiumin kombëtar të Maltës që ka kapacitet prej 17.000 ulëseve dhe fillon në ora 20:45. Po në të njëjtën kohë luhet edhe ndeshja në San Siro, mes Italisë dhe Ukrainës. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share