Malishevë: Vjehërria ia marrin nuses pasaportën, ia pamundësojnë të kthehet në Gjermani

Një rast i pazakontë ka ndodhur të dielën në fshatin Maxharrë të komunës së Malishevës.

Në këtë rast janë të përfshirë një grua dhe vjehërria e saj.

Dyshohet se këta të fundit ia kanë marrë pasaportënme vizë gjermane viktimës dhe fëmijëve të saj, duke ia pamundësuar kthimin në Gjermani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nuk dihet ende arsyeja se pse ka ndodhur ky konflikt.

Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Gjakovës.

Hekuran Batusha, bashkëpunëtor profesional pranë kësaj prokurorie tha në një përgjigje për Klankosova.tv se të dyshuarit janë në arrati dhe se janë në kërkim policor.

“Duke u bazuar në pyetjet e parashtruara, ju njoftojë se lidhur me këtë çështje është inicuar rasti në polici e që ndërlidhet me kryerjen e veprës penale Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes nga neni 336 të KPRK-së”, tha Batusha për Klankosova.tv

Është raportuar se gruaja kishte përjetuar dhunë psikike nga vjehërria dhe burri.

Ajo ishte dërguar tek familja e saj me pretekstin se “do ta lëshojnë”.

Sipas viktimës ajo dyshon se vjehërria e saj tashmë kanë ikur për Gjermani

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share