Mali i Zi: Rrezikohet rënia e qeverisë së Abazoviqit

E PREMTJA DITA E PROVËS NËSE MIRATOHET MARREVESHJA ME KISHËN SERBE

 Zv kryeministrja malazeze dhe ministre e çështjeve evropiane Jovana Maroviq ka ofruar dorëheqjen nga qeveria e Abazoviç pasi ajo kundërshtoi kryeministrin për marrëveshjen themelore me Kishën Ortodokse Serbe e cila diskutohet të premten nga kabineti qeveritar. Qeveria e Abazovië e zgjedhur dy muaj më parë, mund të humbasë mbështetjen në Kuvend pasi këtë marrëveshje e kundërshtojnë partitë pjesë e koalicionit aktual qeveritar.

 Zv kryeministrja malazeze dhe ministre e çështjeve evropiane Jovana Maroviq ka ofruar dorëheqjen nga qeveria e Abazoviç pasi ajo kundërshtoi kryeministrin për marrëveshjen themelore me Kishën Ortodokse Serbe e cila diskutohet të premten nga kabineti qeveritar. Vete Abazoviç pas konsultimeve me presidentin Gjukanoviç dhe partitë në koalicion tha se kushdo që dëshiron të rrëzojë Qeverinë aktuale dëshiron ta distancojë Malin e Zi nga Bashkimi Evropian.

Abazoviç tha se kontrata me kishën serbe do të votohet të premten dhe se nuk do të mund të shantazhohej nga ekstremistë të caktuar si ministrat e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme, Rasko Konjeviq dhe Ranko Krivokapiq nga Partia Socialdemokrate, të cilët kundërshtojnë përmbajtjen e marrëveshjes me kishën ortodokse. Sipas draftit të marrëveshjes, shteti malazez i garanton Kishës Ortodokse Serbe se organet shtetërore nuk mund të marrin masa të sigurisë në objektet dhe hapësirat e saj, pa miratimin paraprak të organeve përgjegjëse të Kishës, përveç kur bëhet fjalë për mbrojtje urgjente të jetëve dhe shëndetit. Partitë dhe institucionet pro-malazeze e shohin një formulim të tillë si “kapje” të thesareve kulturore dhe historike të Malit të Zi. Mali i Zi. Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç qe mbeshtet me vota qeverine aktuale ka dhënë vërejtjet e tij në lidhje me Marrëveshjen Themeltare, dhe ka bërë thirrje që Abazovic te mos ngutet me miratimin e  saj./KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share