Mali I Zi: Gjukanoviqi dhe Milatoviqi shkojnë në balotazh

Milo Gjukanoviq kërkon mandatin e tretë si president i Malit të Zi

Milo Gjukanoviç kërkon mandatin e tretë si president i Malit të Zi. Në këto zgjedhje ai përballet me rivalin e tij Jakov Milatoviç me të cilin do të përballet me 2 prill në një balotazh që pritet të vendosë fituesin e kësaj gare.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, politikani veteran që ka shërbyer në postet më të larta shtetërore për 33 vjet, do të përballet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me rivalin e tij Jakov Milatoviç.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Asnjëri prej tyre nuk siguroi shumicën e mjaftueshme për një fitore në zgjedhjet e së dielës prandaj ata do të shkojnë në balotazh më 2 prill.

 Qendra për Monitorim dhe Hulumtim në Podgoricë, tha se sipas rezultateve paraprake presidenti aktual dhe kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviç, ka fituar numrin më të madh të votave, përkatësisht, 35.4 për qind.

Gjukanovic  u tha mbështetësve se ishte i kënaqur me rezultatet e arritura.

“Nuk ka asnjë kandidat të përshtatshëm në mesin e tyre, sepse ata janë padyshim të fiksuar për të më mundur mua. Prandaj, kushdo që të jetë kundërshtari im në balotazh, qëllimi im është i njëjti, strategjia ime është pak a shumë e njëjta. Unë do të fitoj. Unë besoj se artikuloj më së miri interesin e Malit të Zi civil, multietnik dhe evropian” tha Milo Gjukanoviç.

Gjukanovic përballet në këto zgjedhje me rivalin e tij ish-ministrin  e ekonomisë Jakov Milatovic. Kandidati i Lëvizjes Qytetare “Evropa Tani”, ka fituar 29.3 për qind të votave       dhe për  të rezultatet e arritura deri në këtë pikë të garës janë  fitore.

“Kjo është një fitore e një Mali të Zi më të bukur, më të pasur dhe më të drejtë . Një Mal të Zi për të gjithë ne. Dhe ashtu siç fituam kundër Gjukanoviçit në Podgoricë vitin e kaluar, ne do ta dërgojmë atë në pension të plotë politik më 2 prill” , tha Jakov Milatoviç.

Kundërshtarët akuzojnë Gjukanoviçin dhe partinë e tij për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, akuza të cilat ai i mohon.

Votimi i së dielës vjen në mes të një krize politike njëvjeçare intitucionale dhe politike.

GAZETARE: XHUANA LIKA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share