Jemi duke udhëtuar në majen më të lartë të Sharrit për të zbuluar bukuritë natyrore dhe kënaqësinë e një fshatitë të thellë.
Banorët e Bozovcës së Malësisë së Sharrit, thonë se fshati i tyre ka percjellur kulturat e tyre tradicionale, kombëtare dhe fetare dhe ka qenë një vend me kulturë dhe traditë shekullore.
Sipas tyre, pavarësisht sfidave të migrimit dhe zbrazjeve, mrekullitë që ka ky nënqiell nuk kanë çmim.
“Jemi ne fshatin Bozovce sic mund te shihni edhe vet pamjen piktoreske te cilen e bene edhe me te pasur vendlindjen tone. Keshtu qe vendlinja jone si zakonisht, fshati Bozovce eshte histori ne vete komplet edhe pse jemi pak lartesi mbidetare prej Tetove diku mbi 1.300 meter ku ketu kufizohemi me Shqipërinë, Kosovën kemi qene pak si te them me te lene pas dore, mirepo iniciativa e njerezve vetiniciativa e tyre jane munduar ta mbajne gjalle kete vend pavaresisht koheve qe kan kaluar ata jane munduar t`i rezistojne kohës së tyre”, tha Esat Rushani, banor i Bozovcës.
Në këtë fshat të largët kombinohen shumë simfoni tingujsh dhe ngjyra të ndryshme që veçojnë këtë fshat të bukur malësor.
Por, zbulojnë edhe sekretin tjetër! Pasionin për kuajt dhe racat e ndryshme të tyre.
- Po tash me te vertet Pasion edhe pasion te pare e kam, si pershembul shkojme nga Kali qe e ke ti eshte nje race Lepican i perzier. Kuajt ne pergjithesi jane te bute, jane disa lloje nuk jane krejt nje lloj jane disa lloje te Kuajve raca te ndryshme si pershembull edhe ky eshte nje race Anglez ai tjetri pas eshte nje Gallop. Ndryshojnë nga raca te ndryshme kemi pra në Klub dhe jane Kuaj shume te ndjeshem jane shume te bute japin nje adrenaline eshte kenaqesi besoj se edhe ti e ke provuar disa here eshte me te vertet ja vlen te dalesh ne natyre dhe ta shijosh kete ekperience. Eshte Kroato Slloven, Kroato Sloven jane Lepicanet tash ka edhe race te perzier ka edhe race qe jane vendore, edhe ato kemi prej atyre racave dmth qe i shumojme ne ketu jane race vendore edhe ata jane shume te mire, por ne pergjithesi racat e kuajve dallojne dhe jane disa kuaj qe jane me te mencur dhe ma te ndjeshem jane racat Arabe. Prej atyre nuk kemi ne klub por shprsojme qe do te sjellim edhe pre atyre. A eshte e vertete qe kan nje lloj besnikerie Kuajt? Shume e vertete Kali eshte shume besnik edhe eshte shume i mencur si kafshe, me heret te paret tane gjithe punet ose levizjet i kan be me Kuaj kan ecur me Kuaj kan punuar me Kuaj dmth cdo here kan qene kuajt ne sherbim te njerezve…
Vazhdon zakoni në fshatin Bozovcë. Tradita e Sofrës shtrohet për vendasit por edhe për të huajt.
- “Kjo eshte flija e Malesise se Tetoves sidomos e Bozovces, kjo eshte tradite dhe behet ndryshe nga diçka tjetër”
Gjatë të nxehtit ekstrem afrikan të këtij viti, fshatrat e Malësisë së Tetovës, ishin epiqendrat e shpëtimit nga vapa.
Natyra e mrekullueshme në simbiozë me mikpritjen e malësorve paraqesin magnet për shumë vizitorë të vendit dhe të jashtëm.
Banorët e Malësisë së Tetovës thonë se derisa në këto vendbanime do të frymojë qoftë edhe një njeri, mikpritja dhe zakonet e lashta kurrë nuk do të shuhen. /tvklan.mk