Ishte sezoni 2012/13 kur ekipi spanjoll, Malaga po befasonte të gjithë me paraqitjet e saj.
Ekipi që në vete kishte disa yje të futbollit, të udhëhequr nga Pellegrini u kualifikuan në Ligën e Kampionëve, madje duke shkuar më shumë se kaq.
Ata kaluan fazën e grupeve dhe 1/8 e finales, duke e eliminuar Porton.
Në çerekfinale, Malaga u eliminua nga Dortmundi me rezultat të ngushtë, 2:3.
Atë vit, Dortmund u kualifikua në finale, për t’u mundur nga Bayerni 1:2.
Por, 10 vite pas, Malaga është në gjendjen më të keqe të mundshme.
Malaga aktualisht gjendet në vendin e 20-të në La Liga 2 dhe është shumë pranë rënies në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll.