Mesfushori i Liverpoool-it, Luis Diaz, është duke kaluar një makth të vërtetë. Prindërit e tij u rrëmbyen në Kolumbi nga persona të armatosur. Autoritetet njoftuan se kanë mundur të shpëtojnë të ëmën e tij, por i ati vijon të jetë i zhdukur.
Presidenti Gustavo Petro tha se Cilenis Marulanda u shpëtua nga policia në qytetin e Barrancas.
“Vijojmë kërkimet për babain e tij”, tha ai në Twitter.
Ndërkohë drejtori i Policisë, Gjenerali William Salamanca, tha se po përdor çdo agjent për të gjetur të atin e Diaz.
Prindërit e 26-vjeçarit kolumbian u rrëmbyen teksa ktheheshin me makinë në shtëpi. Ata ndaluan në një karburant kur më vonë disa persona të armatosur me motoçikleta iu afruan dhe i rrëmbyen./tvklan.al