BISEDË TELEFONIKE ME RADEVIN DHE ME KOVAÇEVSKIN
Presidenti francez Emanuel Makron mbrëmë në bisedë telefonike me Presidentin bullgar Rumen Radev dhe me Kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski ka shprehur mbështetje të plotë për marrëveshje në mes dy palëve, e cila do të kontribuojë për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe do ta konsolidojë të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut. Sipas agjencisë francize AFP, Makroni ka shprehur dëshirën të jetë nikoqir i takimit në Paris me përfaqësues të autoriteteve në Sofje dhe në Shkup, “kur të vijë koha për këtë”, përkatësisht kur të dyja vendet do të jenë të gatshme për marrëveshje dypalëshe që do të mundësojë heqjen e vetos bullgare për negociatat aderuese të vendit me Bashkimin Evropian.
Presidenti I Francës, Emanuel Makron, mbrëmë ka biseduar përmes telefonit me Presidentin bullgar Rumen Radev dhe me Kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevski – ka njoftuar Pallati I Elyzesë.
Makroni ëhstë shprehur I gatshëm t`i takojë në Paris, Kovaçevskin dhe Radevin, kur të vijë koha, me qëllim të arritjes së marrëveshjes dypalëshe që do të mundësonte hapjen e negociatave aderuese të RMV-së me BE-në.
Pallati I Elyzesë ka rikujtuar se Franca që kryeson BE-në deri më 1 Korrik, tashmë disa javë mbështet kërkimin e një zgjidhjeje midis dy vendeve.
“Gjatë bisedës Presidenti i Francës ka shprehur mbështetje të plotë për arritjen e marrëveshjes në mes dy palëve që do të kontribuojë për marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe për respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve që deklarohen se i përkasin bashkësive dhe pakicave të tjera. Presidenti ka shprehur gatishmëri të takohet me autoritetet bullgare dhe ato maqedonase në Paris në kohën e duhur që ta lidhin marrëveshjen e tyre dypalëshe.”
Kryeministri Kovaçevski dje tha se ende nuk ka një propozim në tavolinë nga presidenca franceze, kurse Shkupi dhe Sofja duhet të gjejnë zgjidhje për cështjet e hapura.
Nga ana tjetër kolegu I tij bullgar, Kiril Petkov, deklaroi se Bullgaria lidhur me RMV-në, asgjë nuk do të bëjë nën presion.
“Atë që përpiqemi ta bëjmë për momentin është të shohim nëse nevojat dhe dëshirat bullgare për mbështetjen e bullgarëve në RMV, mund të garantohen përmes procesit evropian. Këto janë bisedimet që për momentin zhvillohen midis Ministrive të Jashtme. Këtu cështja është ndryshe. Nëse pozicioni mbullgar mund të garantohet përmes procesit evropian, kurse jo dikush të bëjë presion për cfarëdo qoftë” deklaroi Kiril Petkov Kryeministër i Bullgarisë
Bullgaria tashmë dy vite bllokon nisjen e negociatave aderuese të RMV-së me BE-në duke kërkuar që paraprakisht të arrihet marrëveshja për cështjen e gjuhës dhe historisë. Të shtunën, në bisedime me krerët shtetëror të dy vendeve, do të mbërrijë kancelari gjerman, Olaf Sholc./KlanMacedonia/