Majk ‘plas bombën’: Don Xhon të mbledhë rrobat, të largohet nga ‘Rap’! (VIDEO)

Njëherë e një kohë rikujtojmë se diss-et mes dy reperëve u bënë shumë të njohura. Flasim për Majk dhe Don Xhon. Marrëdhënia e tensionuar mes tyre u duk qartë, pasi të dy shprehën çdo gjë hapur me diss-et e tyre.

Gjithsesi duket se inati nuk u ka dalë ende. Majk ka qenë një ndër të ftuarit e moderatores dhe autores Luana Vjollca, në “Zemër Luana”, ku ka vendosur të flasë hapur për çdo mendim të tij lidhur me personazhet e showbiz-it shqiptar. Teksa ka realizuar sfidën e ‘Paintball’, ku duhej të gjuante në fotografitë e personazheve që duhej t’u përgjigjej pyetjeve, ai ka piketuar Don Xhon.

E dini për çfarë? Majk është pyetur se cili është një artist që duhet të mbledhë rrobat dhe të largohet nga ‘Rap’ dhe nuk ka ngurruar të gjuajë në drejtim të Don Xhon. Edhe njëherë Majk e tregoi se inati i vjetër nuk i ka dalë ende me Don Xhon, ndonëse ai gjatë sfidës tregoi se ka hequr dorë nga diss-et dhe nuk bën më të tilla./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share