Majk habit me deklaratën! Gati për një propozim dashurie ndaj Era Istrefit? (VIDEO)

Dikur në media u përfol gjerë e gjatë për një konflikt mes Era Istrefit dhe Majk, ku shkak asokohe ishte kënga “Bon Bon”, të cilën do e publikonte Majk, por e mori Era. E prej asaj kohe, për dyshen nuk ishte përfolur asgjë.

Mbrëmjen e sotme, reperi ka qenë i ftuar në emisionin “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës. Sigurisht që ai nuk mund t’i shpëtonte sfidës të ‘Paintball’, i vendosur para fotove të personazheve, ku duhet t’i qëllonte me armën me bojëra me ngjyra. Majk ka qëlluar dy herë Erën.

Herën e parë, ai ka treguar se mendon që nëse do të realizonte një bashkëpunim me të, do të ishte shumë i suksesshëm dhe së dyti, teksa është pyetur nga kapiteni kundërshtar Olsi, me cilën prej vajzave në tabelë do të dilte në një date (takim romantik), ai sërish ka qëlluar Erën.

Por a ka qenë kjo një ftesë tërthorazi? Mbetet për t’u parë…/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share