Kryeqyteti spanjoll do të presë nga viti 2026 një nga garat e kampionatit botëror të makinave
Formula 1 lajmëroi se Çmimi i Madh i Spanjës do të mbahet në Madrid nga viti 2026 deri në 2035, duke sjellë një pistë të re në kryeqytetin spanjoll. Qyteti i Madridit dhe Formula 1 nënshkruan kontratën historike.
Me këtë akord, qyteti i Madridit “godet” Barcelonën, e cila ka të drejtën që të organizojë deri më 2026 Çmimin e Madh të Spanjës. F1 pritet që të marrë një vendim për fatin e qendrës katalanase, ndërsa po shqyrton mundësinë që shteti iberik të organizojë dy Çmime të Mëdha në Botërorin 2026.
Spanja përfaqësohet nga dy pilotë në Formula 1. Karlos Sainz i Ferrarit dhe Fernando Alonso i skuderisë Aston Marti. Shefi ekzekutiv i F1 Stefano Domenikali tha se Madridi është një qytet i bukur me një trashëgimi të madhe kulturore dhe akordi është një kapitull historik për Formulën 1 dhë Spanjën
Pritet që në këtë çmim ta ndjekin 10 mijë persona, ndërsa synimi është që të ketë kapacitet pritës deri në 140 mijë, duke e kthyer Madridin në një nga pistat më të mëdha të kalendarit të kampionatit botëror të makinave.
Klan News