Madonna nis turneun “Celebration”

Ylli i popit dënoi konfliktin Izrael-Palestinë

Madonna filloi turneun e saj “Celebration” në Londër me performanca që dëshmuan se energjia dhe karizma e saj nuk ishin zbehur pas katër dekadash.

Turneu u shty në Korrik pasi ylli i popit u shtrua në spital në kujdesin intensiv për një infeksion të rëndë bakterial. Përkeqësimi i shëndetit të Madonnës erdhi pasi menaxheri i artistes informoi fansat për shtrimin e saj në spital dhe shtyrjen e datave të disa koncerteve që ajo do të realizonte.

Madonna mbajti gjithashtu edhe një fjalim para fansave të saj duke dënuar ashpër konfliktin Izrael Palestinë.

“Të gjithë ne po vuajmë duke parë atë që po ndodh në Izrael dhe Palestinë. Më thyhet zemra kur shoh fëmijë, adoleshentë dhe të moshuar që vuajnë. Mund të bashkohemi të gjithë së bashku dhe të tregojmë më shumë dashuri dhe shpresë, ne mund të ndryshojmë botën dhe mund të sjellim paqe jo vetëm në Lindjen e Mesme.”

Gjithashtu, sipas një njoftimi për shtyp, Madonna do të performojë në Nju Jork, qyteti ku filloi karriera e saj muzikore.

Shtatë herë fituese e çmimit Grammy. Maddona do të performojë në të gjithë Evropën si dhe në disa vende të Amerikës së Veriut në Dhjetor, me gjithsej 78 koncerte të planifikuara.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share