Madonna e penduar për ndërhyrjet estetike

Artistja u kritikua nga fansat gjatë paraqitjes në ceremoninë e çmimeve Grammy

Madonna po kërkon të bëjë gjithçka që duhet për të rikthyer pamjen e saj natyrale përpara turneut botëror.

Gjatë daljes së saj fansat vunë në dukje se sa ndryshe dukej fytyra e saj në krahasim me vitet e kaluara.

“Pavarësisht asaj që njerëzit mendojnë, kritikat e ndryshme për pamjen e saj e prekën atë”, tha një burim për Daily Mail.

Krijuesja e hitit “Like A Prayer” po i nënshtrohet procedurave që do t’i rikthejnë tiparet e saj natyrore.

Madonna do të nisë “The Celebration Tour”, i cili përkujton katër dekadat e saj në muzikë, më 15 korrik në Vankuver. Ajo do të  performojë në 53 koncerte  në të gjithë Amerikën e Veriut përpara se pjesa e turneut të saj në SHBA të përfundojë në janar 2024.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share