Macroni premton 50 milionë euro për viktimat e përmbytjeve në Pas-de-Calais

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë një vizitë në rajonin Pas-de-Calais të martën, në të cilën ai premtoi një “fond mbështetës” prej 50 milionë eurosh për autoritetet lokale atje.

Rajoni është shkatërruar kohët e fundit nga reshjet disaditore të shiut duke shkaktuar rritje të niveleve të ujërave dhe përmbytje. Banorët vendas janë të rraskapitur dhe kanë frikë se ujërat do të ngrihen sërish.

Një tjetër “fond i jashtëzakonshëm mbështetës” për fermerët e prekur nga stuhia do të nisë, duke përfshirë ata në Brittany dhe Normandi, shkruan Euronews.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share