PALLATI I ELYZESË
Futbollisti Kilian Mbappe mbrëmë në Pallatin e Elyzesë në Paris ka takuar Presidentin e Francës, Emanuel Macron.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Presidenti i PSZH-së, Naser El Kalifi, si dhe emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Tani.
Gazetari i mirëinformuar sporrtiv, Fabricio Romano, ka theksuar se PSZH-ja nuk do t`i ofrojë marrëveshje të re Kilian Mbappes, kurse marrëveshja aktuale skadon në fund të këtij sezoni. Sipas tij, kjo cështje nuk ka qenë temë e bisedimeve.
Mbappe ende zhvillon negociata me Real Madridin, ku pretendohet se tashmë është punë e kryer transferimi I tij te “Mbretërit”.
Me PSHZ-në deri në fund të sezonit është në garë prë tri trofe, kurse qëllimi parësor mbetet fitimi i Ligës së Kampionëve. /tvklan.mk/