Macron ndiqet nga protestuesit edhe jashtë vendit

Manifestime kundër reformës së pensioneve edhe gjatë vizitës në Holandë

Protestuesit kundër reformës së pensioneve po e ndjekin këmba-këmbës presidentin francez Emanuel Makron edhe jashtë vendit. Ky filmim tregon momentin kur një protestues përpiqet të çajë pa sukses kordonin e forcave të sigurisë për të sulmuar presidentin në hyrje të kampusit të shkencave të Universitetit të Amsterdamit.

Më herët, protestuesit e ndërprenë gjatë një fjalimi për Europën, duke e akuzuar se po minon parimet demokratike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Protestuestat kundër rritjes së moshës së pensioneve, prej të cilët Makron duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë, e ndoqën edhe në ceremoninë e pritjes, të martën jashtë Pallatit Mbretëror në Amsterdam. Sondazhet tregojnë se reforma kundërshtohet nga shumica dërrmuese e francezëve të anketuar./Tv Klan

VIDEO

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share