“MARRËVESHJA RMV-BULLGARI RESPEKTON IDENTITETIN MAQEDONAS”
Presidenti francez Emanuel Macron ofron mbështetje për RMV-në në rrugën drejt BE-së. Ai, sic njofton KlanM, I ka dërguar një letër Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ku thuhet se me marrëveshjen e arritur Shkup – Sofje në tërësi respektohet identiteti maqedonas, për çka dëshmi është marrëveshja për FRONTEX-in. Macron, sic percjell KlanM, duke paralajmëruar një vizitë të mundshme në Shkup, në letër ka rikujtuar praninë e Francës në të gjitha momentet vendimtare të historisë së vendit, nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike e deri më sot.
LETRA E PRESIDENTIT MACRON
“Mund të llogarisni në mbështetjen time të plotë dhe të vazhdueshme gjatë negociatave aderuese. Me kënaqësi së shpejti do të vij në RMV, konform agjendës, në një datë që bashkarisht do ta konstatojmë si të përshtatshme lidhur me agjendën politike. Franca gjithmonë ka qenë e pranishme në momentet kyçe të historisë suaj; përmes Robert Badenterit në përgatitjen e Kushtetutës suaj, me diplomatët dhe ushtarët francez që ndihmuan në parandalimin e luftës në vitin 2001, ndihmës që të arrihet Marrëveshja e Ohrit dhe së fundmi me zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë”
Mesazhe të këtilla, sic njofton KlanM, vijnë pas takimit në Bruksel të Presidentit bullgar Rumen Radev me Presidentin Macron, ku sic njoftohet, Radevi ka shfrytëzuar këtë takim që t`i ankohet Presidentit francez për “mosrespektimin e të drejtave të bullgarëve të RMV-së”.
Ndërkohë, Komisioni Evropian u ka bërë thirrje Bullgarisë dhe RMV-së që t`i shmangin tensionet e panevojshme dhe të promovojnë atmosferën e dialogut. Komisioni Evropian, sic percjell KlanM, thotë se me vëmendje ndjhek zhvillimet midis dy vendeve duke rikujtuar rëndësinë e marrëdhënieve ndërfqinjësore.