Macron i trembet humbjes së shumicës parlamentare

Nëse Macron të dielën (19.06) e humb shumicën absolute, atëherë ai duhet rregullisht që të marrë mbështetjen e kampeve të tjera politike dhe të bëjë më shumë kompromise për programin e tij qeveritar.

Të dielën zhvillohet raundi i balotazhit për zgjedhjet parlamentare në Francë. Presidenti francez, Emmanuel Macron i trembet humbjes së shumicës absolute në Asamblenë franceze. Një “shumicë e qartë”, për të cilën ai u kishte bërë thirrje në të dyja raundet zgjedhore është e rrezikuar, sipas sondazheve të fundit. Partia e presidentit Macron “Ensemble” mund të marrë 225 deri në 305 vende, bashkë me aleatët e saj. Për shumicën absolute nevojitenNuk ka fitues të qartë pas zgjedhjeve në Francë 289 vende-

Aleanca e majtë dhe Tëgjelbrit konkurrentë të fortë

Të dielën votohet për 572 vende në Asamblenë Kombëtare. Në raundin e parë të dielën e kaluar 5 kandidatë i fituan vendet në parlament. Shumicës parlamentare aktualisht i qëndron përballë si rivale e fortë aleanca e majtë ish-kandidatit për president, Jean-Luc Mélenchon që përfshin socialistët dhe Të gjelbrit. Sipas sondazheve, aleanca e majtë arrin 140 deri në 180 vende. Në raundin e parë të dyja kampet kryesore politike kishin gati një numër të njëjtë votash.

Frankreich Parlamentswahlen Wahlplakate Linke
Populistët e Rassemblement National të Marine Le Pen për herë të parë që nga viti 1986 mund të krijojnë një grup parlamentar. Për këtë nevojiten 15 deputetë. Një hap i tillë do të thotë edhe më shumë mbështetje financiare dhe më shumë kohë fjalimesh në parlament. Asambleja e re parlamentare zhvillon takimin e parë të martën, bashkë me senatin dhe dy dhomat e parlamentit.

Kryeministrja franceze do ta paraqesë programin e qeverisë më 5 korrik- Në program qëndron një ligj i ri për shëndetësinë, që mundëson kufizimet e Coronës edhe pas shfuqizimit të gjendjes së emergjencës kombëtare në fund të korrikut. Që para pushimeve të verës pritet të hyjë në fuqi një ligj për fuqinë blerëse, që parashikon ndihma të reja për francezët në nevojë për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve./DW

Lexo gjithashtu
Total
0
Share