Macron: I kemi kërkuar Vuçiqit marrjen e masave dhe ndjekje penale për sulmin e 24 shtatorit

Në një konferencë për shtyp pas përfundimit të samitit europian të 26 dhe 27 tetorit, presidenti francez, Emnanuel Macron është ndalur edhe në diskutimet që 27 liderët europianë kanë zhvilluar mbi tensionet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë dhe takimin e mbajtur dje në Bruksel midis ekipit të BE-së me kryeministrin e Kosovëss, Albin Kurti dhe presientin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

 “Ne kemi shprehur shqetësim mbi situatën midis Serbisë dhe Kosovës dhe këtë e kemi bërë pas takimit që u zhvillua dje me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, së bashku me kancelarin Scholz, kryeministren Meloni, presidentin Michel, shefin e diplomacisë Borrel dhe përfaqësuesin e posaçëm, Lajçak.

Në kemi marrë angazhime nga të dyja palët shumë të qarta. Qê të zbatohet marrëveshja e Orhit dhe të zbatohet marrëveshja mbi bashkësinë e komunave me shumicë serbe brenda një afati sa më të volitshëm. Ne presim, që kjo të bëhet realitet dhe që normalizimi të vazhdojë, duke i rikujtuar Serbisë, që ne dënojmë sulmin e 24 shtatorit dhe duke i kërkuar presidentit Vuçiç që të merren masa dhe të ketë ndjekje penale lidhur me këtë” – tha  Emmanuel Macron, president i Francës. /Erisa Zykaj – tv Klan – Bruksel.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share