Lumi B harron Ledrin e Ermalin? “S’kam asnjë shok!”

Këtë të diel, “Zemër Luana”, me autore dhe moderatore Luana Vjollcën, ka patur të ftuar ndër emrat më ‘In’ të momentit, si Bardhi, Lumi B, Majk, Arta Nitaj, Arta Elezaj dhe Trejsi Sejdini.

Një ndër lojërat e para që u realizua në “Zemër Luana” ka qenë tërheqja e litarit, ku skuadra humbëse, siç ishte ajo e “Luanëve të Verdhë” duhej t’i përgjigjej një pyetjeje. Nga pyetjet e personalizuara, ajo e Lumi B, ka qenë se cilin konsideronte mikun e tij më të mirë në showbiz.

“S’kam asnjë shok”, ka thënë fillimisht Lumi. Megjithatë më pas ka vendosur ta rregullojë, duke përmendur emrat e Ledri Vulës dhe Ermal Fejzullahut.

E papritur përgjigja e parë, pasi të gjithë e dinë miqësinë e mirë që kanë djemtë mes tyre. Ose kjo ka qenë thjesht një shaka e Lumit, si shumë të tjera./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share