Luksemburg: Shefat e diplomacisë së BEe-së diskutime për Kosovën!

MË 26 DHE 27 TETOR SAMITI I LIDERËVE TË VENDEVE TË BE-së

Shefat e diplomacive të BE-së në një takim në Luksemburg do të diskutojnë rreth situatës në Kosovë, pas ngjarjeve të 24 shtatorit dhe vizitës së pesëshes diplomatike në Kosovë dhe Serbi. Marrëdhëniet Prishtinë – Beograd, do të jenë një nga temat e samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së gjatë takimit të së enjtes dhe të premtes në Bruksel.

Mesazhi kryesor i debatit të shefave të diplomacive të vendeve të BE-së, do të jetë se në këtë situatë, nuk është e mundshme perspektiva evropiane për Beogradin dhe Prishtinën – kanë deklaruar burime nga BE-ja.

Pritet që Zhozep Borrel dhe emisari I BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd, Miroslav Lajçak, t`i njoftojmë ministrat me bisedimet e zhivlluara gjatë fundjavës në Kosovë dhe Serbi.

Sipas burimeve diplomatike nga BE-ja, të hënën në Luksemburg në tavolinë nuk do të jetë një propozim konkret për masa të mundshme ndaj Beogradit, por, siç thuhet, pas dhunës në veri të Kosovës, të gjitha opsionet janë në tavolinë.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, në takimin e mëhershëm intern të tetorit, 11 vende anëtare të BE-së kanë kërkuar që të vendosen masa kundër Serbisë, nëse hetimet dëshmojmë implikimin e Beogradit.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së, do të debatojnë edhe për situatën në Lindjen e Afërt, për Nagorno – Karabhakun dhe luftën në Ukrainë si dhe për raportet me Kinën dhe vendet e Azisë Qendrore.

Situata në Kosovë do të jetë një nga temat e samitit të liderëve të BE-së më 26 dhe 27 tetor, ku duhet të miratohen konkluzione rreth dialogut Prishtinë – Beograd.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share