Lukarevska: Pohimet për ndasi në LSDM vijnë nga kuzhinat e VMRO DPMNE-së

Zëvendëskryetarja e LSDM-së për “Fokus”

Zv/Kryetarja e LSDM-së, Sanja Lukarevska gjatë një interviste për javoren “Fokus” është shprehur se LSDM-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Ajo ka komentuar edhe zërat që pretendojnë për ndasi brenda taborit socialdemokrat, duke vlerësuar se këto pohime prodhohen nga kuzhinat e VMRO-DPMNE-së

“Gjithherë është folur për lobi-grupe në LSDM. LSDM-ja është në kondicion të plotë dhe aktivisht përgatitemi për procesin e ardhshëm zgjedhor. Normalisht se ka qëndrime të kundërta për çështje të caktuara. Qëndrimi ndryshe nuk do të thotë se jemi në anë të kundërta. Por, këto tregime janë gatuar me rrymë të lirë, me mëlmesa tashmë të njohura nga dollapet e vjetra, në kuzhinën në Pallatin e Bardhë”, u shpeh Lukarevska.

Lidhur me pohimet se LSDM-ja u është nënshtruar BDI-së dhe Ambasadës amerikane, Lukarevska ka theksuar se bëhet fjalë për partneritet me subjektet që duan ta shohin vendin në BE.

“Nuk pajtohem se u jemi nënshtruar BDI-së. Përkundrazi, jemi partner shumëvjeçar që duan vendin ta shohin në BE. Kemi qëndrim konzistent lidhur me nismën për front të përbashkët evropian. Për disa çështje kemi mendime ndryshe, por ky është thelbi i shoqërisë pluraliste. Partneriteti me SHBA-në është një miqësi e madhe që e kultivojmë bashkërisht. SHBA-të janë aleati ynë në rrugën drejt arritjes së vlerave dhe kritereve evropiane”, tha Lukarevska.

Sipas Lukarevskës, LSDM-ja asnjëherë nuk i ka fshehur problemet, madje duke paguar edhe çmimin e rejtingut dhe popullaritetit, duke shtuar se ka dallim të madh midis LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share