Tifozë të shumtë e presin që në aeroport
Romelu Lukaku ndezi verën e gjatë italiane. Një telenovelë e vërtetë që filloi pas përfundimit të sezonit. Fillimisht Inter gjeti akordin me Chelsea për transferimin e plotë të Lukaku për 40 milionë euro. Por në këtë moment, belgu zhduket, ai nuk u përgjigjet telefonatave të drejtuesve apo të ish-shokëve të tij.
Përfitoi, Roma e cila falenderoi dhe rrëmbeu lojtarin në formë huazimi, me besimin se bashkë me Dybala, do të bëhet një dyshe e fortë sulmi që do të synojë titullin kampion në Serie A. dhe pikërisht trofeu i kampionatit mund t’i sjellë shumë të ardhura futbollistit pasi në marrëveshjen e huazimit ka një klauzolë që në rast suksesi. Lukaku do të paguhet 7.5 milionë euro në sezon por kjo shifër mund të jetë më e madhe nëse me kontributin e tij Roma shpallet kampione.
Lukaku shihet me shpresë edhe nga tifozët e Romës. Mbi 5,000 prej tyre kishin dalë për ta pritur në aeroportin Ciampiono, duke kënduar koret dhe duke bërë fotot e tyre të para.
Lukaku tani ka për detyrë të shlyejë mbështetjen e marrë. Ai do të duhet ta bëjë këtë në fushë, duke shënuar sa më shumë të mundet.
Tv Klan