Lukaku flet hapur: Gabova që u largova nga Inter, jam i lumtur që vesh këtë fanellë përsëri

Inter prezantoi fanellën e re mes tifozëve zikaltër në zemër të Milanos dhe Romelu Lukaku ishte në gjendje të shijonte sërish dashurinë e tifozëve të tij të vjetër.

“Kjo është sfida ime më e madhe sportive sepse jam lënduar kur u largova. Ishte e drejtë të kthehesha dhe jam i lumtur që e vesh sërish këtë fanellë. Ne duam të fitojmë përsëri Scudetton dhe jo vetëm.

Unë do të bëjë maksimumin tim për të shënuar sa më shumë gola, të rifitoj besimin e tifozerisë zikaltër dhe ta bëjmë të gjithë së bashkë këtë klub të fitojë trofe të tjerë. Unë gabova që u largova nga Inter dhe këtë gjë e kuptova që në muajt e parë”, është shprehur sulmuesi belg.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share