Votimi bëhet në kanalet zyrtare të federatës europiane
Luiza Gega është kandidate për atleten e muajit Tetor. Kampionia e kontinentit në 3 mijë metra me pengesa është një nga 4 sportistet e propozuara nga Federata Europiane e Atletikës.
Votimi është hapur në rrjetet sociale deri mesditën e së premtes. Gega këtë vit përveç titullit Europian, fitoi atë Ballkanik dhe medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare pa harruar vendin e pestë në Botëror.
Luiza Gega është zgjedhur në të kaluarën si atletja e muajit për Janarin e 2020.
Tv Klan