Luftë e Ftohtë me Kinën? Biden ju jep fund të gjitha aludimeve

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka premtuar se nuk do të ketë Luftë të re të Ftohtë me Kinën pas një takimi që ka pasur me presidentin kinez Xi Jinping. Biden tha gjithashtu se nuk besonte se Kina do të pushtonte Tajvanin. Ky ishte takimi i parë personal midis dy liderëve të superfuqive që kur Biden mori detyrën si president i SHBA.

Dyshja diskutuan gjithashtu mbi Korenë e Veriut dhe pushtimin rus të Ukrainës në bisedimet në Bali, një ditë përpara samitit të G20 në ishullin indonezian. Në një takim tre-orësh të mbajtur në një hotel luksoz menjëherë pas mbërritjes së Xi, liderët diskutuan një gamë të gjerë temash, përfshirë Tajvanin.

Tensionet mes 2 superfuqive u rritën në muajin Gusht kur kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin. Kina u përgjigj me stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth ishullit, duke shkaktuar frikën e një konflikti të mundshëm midis SHBA-së dhe Kinës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Javët e fundit, zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Kina mund të përshkallëzojë planet për të pushtuar Tajvanin. Gazetarët e pyetën Bidenin nëse ai besonte se kjo ishte e vërtetë dhe nëse ai mendonte se po fillonte një Luftë e re e Ftohtë.

“Unë absolutisht besoj se nuk ka nevojë të ketë një Luftë të re të Ftohtë. Unë jam takuar shumë herë me Xi Jinping dhe kemi qenë të sinqertë dhe të qartë me njëri-tjetrin. Nuk mendoj se ka ndonjë përpjekje nga ana e Kinës për të pushtuar Tajvanin. E bëra të qartë se ne duam të shohim që çështjet e tërthorta të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe kështu nuk duhet të arrihet kurrë tek kjo. Dhe jam i bindur se ai e kuptoi atë që po thoja, dhe unë e kuptova atë që po thoshte”, tha Biden.

Presideni i SHBA-së Biden deklaroi se të dy udhëheqësit kishin rënë dakord të krijonin një mekanizëm ku do të kishte dialog në nivelet kryesore të qeverisë për të zgjidhur çështjet./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share