Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka thënë se “shpërthime të forta u dëgjuan” në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Informacioni paraprak sugjeron se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin në gjendje të kapnin raketat, tha Klitschko.
Banorët janë urdhëruar të strehohen në strehimoret e sulmeve ajrore.
Sulmet erdhën pasi Presidenti Volodomyr Zelensky shënoi përvjetorin e parë të çlirimit të Khersonit nga Rusia.
Duke folur me banorët e qytetit, ai i vlerësoi ata që “frymëzuan botën me rezistencën e tyre”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Kurse në Odesa, rrethi bregdetar rreth 442 kilometra nga Kievi, pati raportime për të paktën dy sulme me raketa.