Lufta në Lindje të Mesme pamundëson rikthimin e grupit “Rebeldeway” pas 20 vjetësh

Grupi i njohur “Rebelde Way” i krijuar gjatë serisë së njohur argjentinase, kishte planifikuar që të ngjitej në skenë me dy koncerte që ishin paraparë të mbaheshin në Izrael, mirëpo shkaku i luftës që ka nisur mes Izraelit dhe grupit militant të Hamasit, është vendosur që të shtyhet.

Ani pse nuk ka ndonjë datë të mundeshme Pirou Saenz, i cili ishte edhe pjesë e grupit dhe është drejtor i bendit, ka thënë se shumë shpejt do të konfirmohen datat.

Dy koncertet e mëhershme ishin planifikuar për 25 dhe 27 prill, transmeton gazeta online Reporteri.net.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kthimi i bendit ishte konfirmuar në fillim të vitit.

“Jemi shumë të lumtur të njoftojmë bashkimin tonë. Rebelde Way në Izrael, pas 20 vjetësh”, kishte njoftuar Saenz.

Pjesë e bendit padyshim se janë Benjamin Rojas, i cili kishte luajtur rolin e Pablos në serinë argjentinase.

Pjesëmarrjen e kishte konfirmuar edhe Felipe Colombo, i cili luajti personazhin e Manuelit, por do të mungojnë Luisana Lopilato dhe Camila Bordonaba.

Në koncertet e planifikuara për muajin prill, pritej të merrnin pjesë 150 mijë persona.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share