Lojtarët qëndrojnë për 1 orë në brendësi të stadiumit
Ndeshja e kampionatit ukrainas mes Shaktarit dhe Oleksandrias u ndërpre për rreth 1 orë për shkak të një sulmi ajror në qytetin e Lvivit.
Arbitri kryesor i drejtoi lojtarët në brendësi të satdiumit kur kishin mbetur për t’u luajtur edhe pak minuta nga pjesa e parë. Skuadrat dolën sërish në fushë kur situata ishte qetësuar për të zhvilluar pjesën e mbetur të takimit.
Takimet e kampionatit ukrainas po zhvillohen në një pjesë të territorit dhe nën masa të forta sigurie pasi vendi po vuan ende pasojat e sulmit të nga Rusia.
Tv Klan