Luana Vjollca zgjedh dhuratën më të bukur për Krishtlindje

“Zemër Luana” i dedikohet Shtëpisë së të Rinjve dhe të Moshuarve

Mbrëmjen e djeshme “Zemër Luana” ka realizuar një emision ndryshe nga ç’ka jemi mësuar të shohim çdo të diel dhe një program që nuk e kemi parë asnjëherë në ekranet shqiptare.

Të ftuarit e autores dhe moderatores Luana Vjollca në këtë prag festash kanë qenë disa prej të rinjve në Shtëpinë e të Rinjve në Shkodër, si dhe disa prej të moshuarve në Shtëpinë e të Moshuarve.

Buzëqeshjet në fytyra ka treguar qartë argëtimin dhe kënaqësinë e tyre.

Ne kemi vendosur që sonte mos të bëjmë një program për klikime. Kemi vendosur të bëjmë një program shpirti, një program zemre, një program dedikuar atyre që kanë më shumë nevojë për ne. Dhe që unë mendoj që, kjo që ne po bëjmë, sado që të mundohemi, është shumë pak për çfarë meritojnë ata”, tha Luana Vjollca.

Këta njerëz specialë janë vendosur në të njëjtat sfida si personazhet VIP, të cilat i kanë realizuar me sukses.

Ata u shpallën të gjithë fitues, por më tepër fituan zemrat e publikut që i komplimentoi aq shumë!

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share