LSDM: VMRO kërkon kontroll, jo drejtësi! VMRO-DPMNE: LSDM me partnerin e koalicionit përvetësuan gjyqësorin!

LSDM me kritika ndaj gjyqësorit. “Zgjedhja e Danka Ristovës, bashkëshortes së një kryetari të komunës nga VMRO-DPMNE, për anëtare të Këshillit Gjyqësor është konfirmim i gjithçkaje që LSDM ka thënë muajt e fundit.

Nga  kjo parti thonë se kjo është strategji e qartë e Mickoskit dhe partisë së tij për të shkatërruar pavarësinë e gjyqësorit.

LSDM

“VMRO-DPMNE nuk është e interesuar për drejtësi – ata duan një gjyqësor që amniston kriminelët e tyre dhe persekuton të gjithë ata që kundërshtojnë regjimin e tyre. Synimi i kësaj qeverie është i qartë – partizim i plotë dhe kthim i gjyqësorit Swarovski, i cili do të jetë vazhdim i Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së”. “Po rikthehet errësira e së kaluarës, kur drejtësia heshti dhe qytetarët ishin dëshmitarë të shkeljes më të rëndë të shtetit ligjor. Në vend që të ofrojë drejtësi dhe reforma, VMRO-DPMNE po e merr përsëri në duart e veta gjyqësorin – duke krijuar një “institucion” partiak që do të jetë prokuror, gjykatës dhe ekzekutor.”

Nga ana tjetër, VMRO-DMPNE akuzon pushtetin e kaluar për privatizim zë gjyqësorit. Sipas parties në pushtet  “LSD-ja dhe BDI-ja zgjodhën gjyqtarët të cilat sipas tyre, nuk dhanë drejtësi.

 VMRO-DPMNE

“Gjyqtarët që zgjodhën koalicionin kriminal të LSD-së dhe BDI-së janë treguar të paaftë. Ixhet Memeti pranoi ryshfet, Naqe Gjorjiev gjithashtu pranoi ryshfet dhe tani gjyqtari Enver Bexheti është futur në listën e zezë në SHBA për shkak të lidhjes me korrupsionin bashkë me zëvendëskryeministrin e qeverisë së kaluar të LSD-së. dhe BDI-së, Artan Grubi. LSD dhe BDI duhet të pranojnë se duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre dhe të pranojnë që populli më nuk i do, pra rejtingu i tyre është i barabartë me një gabim statistikor.”

Kujtojmë, që nëraportin e e fundit të progresit Brukseli përsëriti  për largimin e “duarve” të ekzekutivit nga pushteti gjyqësor. Këto kritika ishin adresuar edhe në raportin e vitit paraprak. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share