LSDM: VMRO-DPMNE t’i mbështesë ligjet për krizën energjetike

VMRO: PUSHTETIT NUK ËSHTË SERIOZE NË MENAXHIMIN ME KRIZËN

Në kohën kur vendi përballet me krizë energjetike dhe ekonomike partia opozitare Vmro –Dpmne vazhdon të bllokoj ligje në interest ë qytetarëve, kështu akuzojnë nga partia në pushtet LSDM. Opozita akuzon qeverinë për keqmenaxhim me krizën, raporton Klan M.

Thirrjet e pushtetit për zhbllokim të kuvendit nuk kanë munguar as gjatë ditës së sotme. Deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski, kërkoi nga opozita që të mos bllokojë ligjet të cilët janë në interes të qytetarëve. Sipas socialdemokratëve, në kohë të krizave, janë mbi 50 ligje të bllokuar në Kuvend

“Bëjmë thirrje për zhbllokim dhe mbështetje nga VMRO-DPMNE të ligjeve që janë të rëndësishme për menaxhim më efikas me krizën, por të rëndësishme edhe për përparimin e vendit tonë. Këtu janë ndryshimet e ligjit për energjetikë, për efikasitet energjetik dhe ligjin për ndërtim, me të cilin lehtësohet vendosja e fotovoltaikëve, por edhe ligjeve tjera”, thotë Kostovski.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga VMRO- DPMNE. Deputeti i kësaj partie Antonio Miloshovski akuzoi qeverinë për joseriozitet rreth menaxhimit me krizën, duke thënë se ligjet për krizën nuk ekzistojnë e as që janë dorëzuar në Kuvend.

“Është joserioze të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për shtyp e kryeministrit Dimitar Kovacevski më 28 shtator dhe sot e kësaj dite të mos i kemi në Kuvend ligjet të cilët ai ugjentisht i shpalli. Në dallim nga papërgjegjshmëria e qeverisë, ne si grup parlamentar të nesërmen më 29 shtator propozuam një ligj për ndryshime në ligjin e energjisë përmes të cilit shkollat dhe ndërmarrjet publike dhe spitalet do të ishin në tregun e rregulluar dhe duam të ndërhyjmë sa më shpejt” – tha Antonio Milloshoski.

Përndryshe, si rrjedhoj e përplasjeve politike dhe bllokadave në kuvend kanë ngelur rreth 50 ligje të bllokuara e që presin dritë jeshile nga deputetët e shumicës dhe opozitës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share