LSDM: VMRO-DPMNE të jep mbështetje për ndryshimet kushtetuese

vënë Hristijan Mickoski, tani deputetët e partisë së tij duhet të mbështesin ndryshimet kushtetuese. Menjëherë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese do të fillojë hapja e kapitujve të parë në negociatat me BE-në, thonë nga LSDM.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE më shumë se një vit i kanë gënjyer qytetarët për gjoja rrezikim të gjuhës, identitetit, kulturës dhe veçantisë maqedonase, por fakti është se ata sot janë të mbrojtur dhe të konfirmuar ndërkombëtarisht si kurrë më parë.

Dëshmi për këtë është Rezoluta e propozuar në Senatin Amerikan, si dhe Rezoluta e miratuar më parë nga Parlamenti gjerman. Është gjithashtu fakt se në rrugën tonë evropiane nuk do të ketë kërkesa të reja dhe kushte të reja dhe për këtë ka garanci nga përfaqësuesit më të lartë evropianë dhe liderët e shteteve të mëdha anëtare të BE-së”, tha LSDM.

Nga atje thonë se pas 17 vitesh në dhomën e pritjes, ne filluam negociatat me BE-në, me gjuhën e mbrojtur maqedonase, identitetin dhe veçantinë maqedonase. Tani nevojitet bashkimi, nevojitet një hap serioz përpara dhe përshpejtimi i procesit të negociatave me qëllimin përfundimtar anëtarësimin e plotë në BE deri në vitin 2030.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share