VMRO-DPMNE: Kaveski ka blerë banesë në moshën 30 vjeçare me rrogë deputeti
Socialdemokratët përmes deputetit të tyre Darko Kaevski, akuzuan Ivica Tomovski nga VMRO-DPMNE për vjedhje dhe korrupsion gjatë kohës kur ishte menaxher në Elem pasi ka marrë tendere prej 60 milion eurove. Ndërsa gjatë kësaj kohe si drejtor i ELEM-itka qenë i emëruar kryetari i VMRO-DOMNE-së Hristijan Mickovski.
“Me nënshkrimin e Hristijan Mickoskit, në vitin 2017, menaxher i ELEM Tours DOOEL Shkup është zgjedhur Ivica Tomocski nga VMRO-DPMNE. Ky është ai dokument.Tomovski vetëm nga paga ka marrë më shumë se 30 mijë euro. Por kjo nuk është e gjitha. Tomovski, para se të zgjidhej nga Mickoski për menaxher i ELEM Tours, ai mori tenderë nga ELEM për pastrimin e objekteve afariste përmes kompanisë private City Logistics. Vetëm me dy tenderë Tomovski ka marrë gati 60 mijë euro!”
I menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE-së ku thonë që vetë Darko Kaevski është parazit pasi ka arritur që në moshën e tij 30 vjeçare të blejë banesë. /KlanMacedonia/