Partia maqedone në pushtet Lidhja Social Demokrate edhe sot ka vazhduar duke thënë se ato si parti mbrojnë interesat kombëtare ndërsa VMRO sipas tyre në kohën kur po zgjidhej procesi i eurointegrimeve silleshin në mënyrë të turpshme, të papërgjegjshme dhe të papranueshme.
Nga atje thonë se sa i përket Bullgarisë, LSDM mbron interesat kombëtare, ndërsa VMRO-DPMNE bën dëm.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja mbron interesat shtetërore dhe kombëtare, në zgjidhjen e çështjeve me Bullgarinë, nuk del nga vijat e kuqe të përcaktuara me Rezolutën e miratuar në Kuvend nga deputetët e të gjitha partive politike.
Për gjuhën maqedonase, për identitetin maqedonas, për historinë dhe veçantinë maqedonase nuk ka dhe nuk mund të ketë negociata, thonë nga LSDM.
Në anën tjetër, VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski, në kohën kur po zgjidhet procesi i integrimeve evropiane të vendit, sillen në mënyrë të turpshme, të papërgjegjshme dhe të papranueshme, duke dëmtuar pozitat shtetërore dhe interesat kombëtare.
Mickoski dhe VMRO-DPMNE e intensifikuan shkatërrimin dhe gënjyen se do të fshihet gjuha maqedonase, se populli do të asimilohet dhe shteti do të bullgarizohet.
Mes tjerash ato shtojnë se Mickoski dhe VMRO-DPMNE të tregojnë përgjegjësi, të mos punojnë për interesa të tjera dhe të mos bëjnë dëm vetëm për hir të përmbushjes së interesave personale dhe partiake./KlanMacedonia