Partia në pushtet LSDM përmes një komuikate me shkrim thotë se protestat nuk ishin për propozimin evropian, por një përpjekje e pasuksesshme për të rrëzuar Qeverinë
Protestat e koalicionit anti-evropian të udhëhequr nga opozita VMRO-DPMNE dhe E Majta pro ruse ishin një përpjekje e pasuksesshme për të rrëzuar Qeverinë.
Tani që informacioni për propozimin europian është në Parlament, të gjithë e shohin qartë. Skenarët e përgjakshëm me krijimin e qëllimshëm të tensioneve, konflikteve, rrezikimit të stabilitetit të shtetit janë në fakt një luftë për pushtet të zhveshur. Për qëllimet e tij personale, Mickoski, së bashku me Apasievin, ishin të gatshëm të fusin në konflikt të gjithë vendin, përmes një skenari të rrezikshëm, të errët dhe të përgjakshëm të konfliktit civil dhe konfliktit etnik, thuhet mes tjerash në komunikatën e LSDM.
Këta skenarë që u ndihmuan edhe nga Aleanca dështuan.Të gjithë aktorët politikë në vend tani duhet të tregojnë përgjegjësi, të kontribuojnë që vendimi i rëndësishëm shtetëror të merret në një atmosferë demokratike.
Sipas tyre kohët e rënda kërkojnë politikanë të përgjegjshëm. Le të zgjedhim harmoninë dhe prosperitetin në vend të dhunës dhe destabilizimit, përndryshe humbëse është Republika e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë qytetarët e saj./KlanMacedonia