LSDM për listat e VMRO-DPMNE-së/ Nuk ka asnjë ndryshim, 80% e kandidatëve të njëjtët deputetë

LSDM ka reaguar ndaj listave të publikuara nga VMRO-DPMNE. Nga partia e Dimitar Kovaçevskit thonë se përbërja e listave të opozitës maqedonase konfirmon se në VMRO-DPMNE nuk ka asnjë ndryshim.

Nga LSDM theksojnë se më shumë se 80% e kandidatëve në lista janë të njëjtët deputetë, të cilët kanë bërë bllokada aktive të Kuvendit, kanë bërë pengesa dhe kanë penguar çdo gjë që është në interes të qytetarëve dhe shtetit.

Sipas socialdemokratëve në lista të VMRO-DPMNE-së janë të njëjtët persona që në një krizë në Kuvend bllokuan ndihmën për qytetarët dhe kompanitë që kanë qenë kundër rritjes së pagës minimale dhe rritjes së pagave dhe kundër anëtarësimit të vendit në NATO./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share