LSDM: Nga skanimi i kuponave fiskalë, kthyem 107.5 milionë euro tek qytetarët

Për 4 vite me “TVSH-në time”, LSDM u ktheu qytetarëve 107.5 milionë euro – thanë sot nga partia e kryeministrit Kovaçevski, përcjell KlanM. Kjo masë, sipas LSDM-së është një nga më të suksesshmet e konceptit të kësaj partie, për kthimin e parave tek qytetarët.

“Për katër vite nga zbatimi i kësaj mase, LSDM-ja u ka kthyer qytetarëve 107,5 milionë euro. Janë fonde serioze që shteti i paguan direkt në llogarinë e çdo përdoruesi të regjistruar. Vetëm për tremujorin e fundit, për muajt prill, maj dhe qershor, qytetarët do të përfitojnë 11.2 milionë euro dhe pagesa e këtyre mjeteve do të bëhet në muajin gusht. Për suksesin e masës ‘TVSH-ja ime’ flet numri i përdoruesve të regjistruar, i cili është në rritje të vazhdueshme dhe sot arrin në 538 919”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Kjo masë, siç thonë nga LSDM, ka ndikuar në uljen e ekonomisë gri./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share