LSDM nesër zgjedh kryetarin e ri – Në garë janë katër kandidatë

LSDM NESËR ZGJEDH KRYETARIN E RI

Rreth 23.000 anëtarë të LSDM-së nesër do të votojnë për liderin të ri të partisë. Në garë janë katër kandidatë.

Gjatë ditës së nesërme LDSM do të zgjedhë njërin nga katër kandidatët për kryetar partie në zgjedhjet e brendshme partiake. Votimi do të zhvillohet në 77 qendra votimi, ndërsa të drejtë vote kanë rreth 23 mijë anëtarë të partisë.

Në garë për liderin e ri të LSDM-së janë ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti aktual Venko Filipçe, drejtori i zonave Jovan Despotovski, ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja aktuale Slavjanka Petrovska, si dhe ish-zëvendësministri në MPB, Aleksandar Bajdevski. Katër kandidatët premtojnë reforma në parti, si dhe unifikim të anëtarësimit.

Petrovska dje u bëri thirrje tre kandidatëve të mbetur që të tërhiqen nga votimi brenda partisë për zgjedhjen e kryetarit të partisë, sepse siç tha ajo, procesi zgjedhor ka qenë i padrejtë, gjegjësisht njëri nga kandidatët kundërshtar ka pasur qasje në bazën e të dhënave dhe ka keqpërdorur të dhënat personale të anëtarëve të partisë.

Ndërkaq, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjen e kryetarit të LSDM-së, Viktorija Avramovska-Madiq, tha se Komisioni ka punuar shumë për të realizuar një proces transparent dhe demokratik,. Lidhur me akuzat e Petrovskës, Madiq tha se ishte e drejta personal a saj e saj.

Nga ana tjetër, disa ditë më parë Depostovski dhe Filipçe kanë shkëmbyer mesazhe publike.

Despotovski akuzoi se ish-lideri i LSDM-së Zoran Zaev po shtynte zgjedhjen e Filipçes, që nuk është sekret se është mik i tij i ngushtë, për të cilën Filipçe u përgjigj se përpjekja për diskreditimin e tij vetëm e dobëson LSDM-në dhe se anëtarët do të vendosin se kush do ta udhëheqë partinë.

Votimi do të fillojë në orën 08:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në orën 20:00.

Kandidati që do të zëvendësojë Kovaçevskin në kryesinë e partisë do të ketë mandat vetëm deri në mars, sepse LSDM nuk arriti të sigurojë kuorum për mbajtjen e kongresit për ndryshimin e statutit./tvklan./mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share