“MANIPULIMI PËR TË PARANDALUAR GREVËN NË ARSIM”
Paralajmërimi i Qeverisë Mickoski për rritje minimale të pagave të mësimdhënësve për vetëm 5%, në vend të 12% sa ishte planifikuar është e turpshme dhe paraqet përpjekje për amortizimin e pakënaqësisë – reagojnë nga LSDM-ja.
Sipas socialdemokratëve, manipulimi bëhet që të parandalohet greva e paralajmëruar në arsim e jo për të plotësuar kërkesat e punonjësve të arsimit.
“U konfirmua se arsyetimet se s`ka para në buxhet, sic thoshte Mickoski, janë vetëm alibi që të mos u rriten pagat. Në buxhet ka para, kurse punonjësit në arsim meritojnë rritje reale dhe të vërtetë të pagave që duhet të jenë 12%. Për këtë shkak kërkojmë që pagat të rriten për 12%. LSDM-ja, pagat e mësimdhënësve i rriti për 55%. Qeveria e Mickoskit duhet të ndalojë me gënjeshtrat dhe manipulimet dhe të ndërmerr hapa konkret që të sigurojë paga dinjitoze dhe kushte pune për mësimdhënësit, ashtu sic është premtuar” – thuhet në reagimin e LSDM-së.