VMRO-DPMNE: LSDM MORI OBLIGIME QË S`MUND T`I REALIZOJË
Para Maqedonisë së Veriut dhe gjithë popullit është vendimi ku kemi shansin ta vazhdojmë dhe sigurojmë rrugëtimin evropian – thonë socialdemokratët, njofton KlanM.
Sipas tyre, është koha për votën për Evropë në Kuvend dhe me këtë të mbyllen, një herë e përgjithmonë, çështjet identitare.
LSDM-ja, sic njofton KlanM, thotë se partitë politike kanë dy zgjedhje integrim ose izolim. Ftojnë publikisht liderin e VMRO-DPMNE-së, të del para opinionit dhe të tregojë cfarë ka vendosur.
“A do të kyçet në bllokun evropian ose do të mbetet peng i “Levicës” në bllokun anti-evropian. Në takim liderësh shkohet me qëndrim. Para Mickoskit është momenti i së vërtetës. I bëjmë thirrje që të mos ndryshojë deklratat, t`i rregullojë qëndrimet dhe të thotë se cfarë ka vendosur; BE ose “Levica” – tha Martin Kostovski, deputet i LSDM-së.
“Levicën” dhe frikën për shkak të përgjegjësive ua lëmë LSDM-së, VMRO-DPMNE çdoherë zgjedh popullin – kundërpërgjigjen nga opozita.
“VMRO-DPMNE ofroi ndihmë dhe bënte thirrje që Qeveria mos të pranojë diktate në dëm të Maqedonisë, LSDM nuk dëgjoi. Të prirur nga paaftësia morën obligime që nuk mund t`i realizojnë. “Levica” që është e afërt me LSDM-në, si patriot me bateri për nevojat e Kovaçevskit mund ta kurdisin si të dojnë. Kjo mund të jetë lëndë e marrëveshjes” – thonë nga VMRO-DPMNE.
Ditë më parë, sic njofton KlanM, Kryeministri Dimitar Kovaçevski, paralajmëroi se do ta ftojë liderin e opozitës, Hristijan Mickoskin, në një takim liderësh ku do të bisedohej rreth të ardhmes evropiane të vendit dhe raportit me fqinjtë.
Nga VMRO-DPMNE-në thanë se nuk janë kundër takimit nëse në të diskutohet çështja se cfarë do të bëhet pas dështimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese. /KlanMacedonia/