Dedaj: Zgjedhja e Talat Xhaferit për kryeministër në RMV, na ka gëzuar të gjithve

Ish ambasadori nga Kosova në RMV, Dedaj në emisionin Ora e Parë në Klan Maqedoni tha se zgjedhja e Xhaferit për kryeministër një super lajm jo vetëm për shqiptarët por gjith tjerët sepse po hapet kapitull i ri.

”Rast historik që na ka gëzuar gjithve, zgjedhja e Talat Xhaferit për kryeministër një gjest i mirë edhe nga politikanët maqedonas. Sepse pas marrëveshjes Ohrit çdo gjë ka shkaur hap pas hapi në rregullimin e gjërave, sepse çelsi i suksesit të një vendi është si i trajton pakicat, etnitetet tjera, gjinitë ,racat, gjuhët, religjionet” – tha Dedaj. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share