VMRO-DPMNE: LSDM-JA KA EMËRUAR KOORDINATORË TË PAAFTË DHE PA PËRVOJË NË TË KALURËN
LSDM-ja ka kritikuar qeverinë e VMRO-DPMNE-së për emërimin e koordinatorëve në pozita të larta me paga të majme, duke përfshirë Vllatko Gjorçev dhe Zaturovska. Sipas LSDM-së, këto emërime janë një formë e shpërdorimit të fondeve publike dhe për të kënaqur interesat partiake në një periudhë të vështirë financiare për shtetin. VMRO-DPMNE-ja ka mbrojtur emërimet e bëra nga qeveria, duke theksuar se individët e emëruar janë profesionistë me përvojë dhe kredibilitet të provuar.
Partija opozitare LSDM me akuza ndaj qeverisë së VMRO-DPMNE-së për shpërdorim të fondeve dhe emërime që konsiderohen si të papërshtatshme dhe të lidhura ngushtë me interesat partiake.Sipas kësaj partie, vendimet e Qeverisë për të emëruar individë si Vllatko Gjorçev dhe Zaturovska në pozita të larta, me një pagë që kalon 100,000 denarë, përbëjnë një formë të legalizuar të shpërdorimit të buxhetit. Ky shpërdorim, sipas LSDM-së, është bërë për të kënaqur interesat partiake dhe për të mbushur xhepat e aktivistëve të partisë në një kohë kur buxheti i shtetit është në vështirësi.
“Nuk është gjë tjetër veçse vjedhje e legalizuar e buxhetit me dhënien e apanazhit mujor në kohë të pacaktuar mbi 100.000 denarë aktivistëve të merituar të partisë së DPMNE-së si Vllatko Gjorçev, Zaturovska, Pavle Trajanov, Ivica Bocevski e të tjerë. Tani për çdo kompetencë të Qeverisë ne kemi një ministër, një zëvendësministër, një sekretar shteti, një këshilltar të kryeministrit dhe një koordinator kombëtar. A planifikon Qeveria të caktojë një koordinator nacional për koordinimin e koordinatorëve? Me vendimet e Qeverisë në këtë mënyrë zbrazet dhe grabitet buxheti për të kënaqur oreksin dhe për të paguar ata që e ndihmuan VMRO-DPMNE-në si parti” – thonë nga LSDM.
Për VMRO-DPMNE- këto akuza janë të pa prnueshme. Nga partia në pushtet thonë se koordinatorët e emëruar janë individë me përvojë dhe kredibilitet të provuar në fushat për të cilat janë caktuar. Sipas VMRO-DPMNE-së, koordinatorët e emëruar nga LSDM-ja në të kaluarën nuk kanë kontribuar në mënyrë të dukshme dhe janë kritikuar për paaftësi në menaxhimin e detyrave të tyre.
“LSDM-ja caktoi njerëz si Alagjovski dhe Popov si koordinatorë kombëtarë, pa asnjë gram përvojë, dhe shpërndau erë dhe mjegull për njerëzit me besueshmëri. LSDM-ja ka emëruar dikur Robert Alagjozovskin dhe Martin Popovin si koordinatorë kombëtarë, të dy pa asnjë kontribut për shtetin. Koordinator nacional në kohën e LSDM-së ishte edhe Stevo Pendarovski, presidenti më i dobët në historinë e Maqedonisë, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.
Nga VMRO- DPMNE-së akuzojnë LSDM- se përveç koordinatorëve të paaftë kombëtarë, pkjo parti caktoi edhe zëvendës të tyre, pa pasur nevojë reale. /tvklan.mk/