LSDM me kërkesë për pushtetin/ “VMRO-DPMNE duhet të pranojë masat e propozuara nga LSDM”

“Masa e vërtetë që do të sjellë përfitim real për qytetarët dhe realisht do të ulë çmimet e produkteve është heqja e TVSH-së për ushqimet, propozim i paraqitur nga LSDM-ja”, thonw nga kjo parti.

Me heqjen e TVSH-së për ushqime do të ulen çmimet e më shumë se 250 kategorive të produkteve, ndërsa amvisëritë do të mund të kursejnë deri në 2000 denarë në muaj.

Masat e Qeverisë, si ngrirja e marzheve që ishin pjesë e të ashtuquajturws shporta e vjeshtës, rezultoi joefektive dhe nuk ndikoi në uljen e çmimeve. Dëshmi për këtë janë çmimet në tregje, ku shihet se nuk ka ulje, por edhe të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave, të cilat treguan se çmimet e shitjes me pakicë në muajin tetor, kur u zbatua masa, u ulën me vetëm 0.1%. Kostoja e jetesës vazhdon të rritet, shporta sindikale në nëntor të këtij viti është rritur për 772 denarë në krahasim me tetorin.

Qytetarët luftojnë çdo ditë për të siguruar bukën e gojës dhe qeveria e Mickoskit dhe DPMNE me masat dhe politikat e gabuara ekonomike nuk i ndihmon, por i zmbrapsin, reagojnw nga LSDM.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share