Ahmeti: Rinia është thesar kombëtar, vazhdojmë integrimin në BE

Kufijtë do të hiqen siç i ka hequr Franca, Gjermania, Austria

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në fjalën e tij, në zgjedhjet e Forumit të partisë në Çairi ka deklaruar se rinia është thesari i kombit. Ai ka shtuar se duhet të vazhdohet lufta për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Ahmeti ka theksuar se nuk duhet ti kthehemi të kaluarës, por me kuadro cilësor duhet të ecet drejt Europës.

“Të vazhdojmë bashkërisht në rrugën tonë drejtë Evropës, drejtë luftës të pa kompromis për vlera dhe cilësi sepse ne fitojmë duke luftuar për vlera për cilësi, e mos u mposhtni nga përballjet, mos u mposhtni nga njerëzit që mund tu nënçmojnë. Ju jeni thesari kombëtar, andaj përpara drejtë fitoreve të reja”, ka thënë Ahmeti./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share