LSDM: Kthimi i Koce Trajanovskit është kthim në vitin 2016

LSDM ka reaguar pas emërimit të Koce Trajanovskit për drejtor në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore. Nga LSDM thonë se me këtë vendim Qeveria po shkon drejt vitit 2016.

“VMRO-DPMNE e kthen kryetarin që bëri krimin më të madh ndërtimor në historinë e vendit, projektin Shkup 2014, i jepen 600 milionë euro dhe kompetenca për të menaxhuar projektet më të mëdha të infrastrukturës dhe ndërtimit”.

“Njëkohësisht, Koce Trajanovski është bashkëpronar dhe menaxher i kompanisë Kosistemi DOO aktiviteti i së cilës përfshin edhe ndërtimtarinë. Ky është një njoftim për korrupsion masiv në këtë ndërmarrje”.

“Ky nuk është një ndryshim, por kthim prapa. Qytetarët nuk votuan për kthim mbrapa, por për një ndryshim që nuk po ndodh fare dhe nuk ka gjasa të ndodhë”, thonë nga LSDM.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share