Pas 20 muajve të mandatit të pushtetit lokal të VMRO-DPMNE-së në Shkup dhe mbi 40 komunave në mbarë vendin, konstatohet se kryetarët e VMRO-DPMNE-së i zhgënjyen plotësisht qytetarët, akuzojnë sot nga LSDM.
“Ajo që u është premtuar qytetarëve nuk realizohet, nuk ka projekte të reja, nuk ka zhvillim.
Nga Shkupi, kryetarët e paaftë të VMRO-DPMNE-së kanë krijuar një deponi të madhe, kanë krijuar një qytet të papastër dhe jofunksional që po regresohet.
Në Shkup nuk realizohet asnjë projekt në qytet, ndërsa projektet nga pushteti i kaluar lokal i LSDM-së janë në ngecje.
Të njëjtën gjë e shohim edhe në komunat tjera të udhëhequra nga kryetarët e VMRO-DPMNE-së”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Nga atje shtojnë se nuk ka projekte të reja, por për këtë VMRO-DPMNE godet xhepat e qytetarëve me fatura më të larta.