LSDM: Kasami provokon, Mickoski hesht!

LSDM-ja pushtetare ka reaguar sot kundër Bilall Kasamit të Lëvizjes Besa dhe Mickoskit të VMRO-DPMNE-së. Nga kjo parti thonë se Kasami organizon manifestime provokuese për të nxitur, sipas tyre, pêrçarje mes qytetarëve, përcjell KlanM. Ndërsa, për këtë LSDM akuzon edhe Mickoskin, për shkak se, siç thonë nga LSDM, hesht përballë provokimeve të partnerit të koalicionit.

“LSDM dënon këto provokime të qëllimshme që janë karakteristikë e politikanëve të së kaluarës. Vetëm Mickoski hesht për provokimet e partnerit të koalicionit, ka tension të plotë në DPMNE. Fakti është se derisa BESA dhe Kasami kanë qenë në koalicion me LSDM-në nuk ka pasur gjëra të tilla, përkundrazi. Kjo po ndodh vetëm tani kur janë në koalicion me DPMNE-në. Qytetarët e shohin të njëjtën histori të rraskapitur, 30 vite vetëm nacionalizëm, si perde tymi për qëllime të pandershme, populizëm dhe krim”, thuhet në reagimin e LSDM-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share