Gënjeshtrat e Mickoski për Onkologjinë janë mohuar, nuk ka fare raport që mbulon periudhën deri në gusht 2023, thotë LSDM.
Ata shtojnë se të gjithë provat e çështjes janë siguruar dhe tashmë janë objekt analize, e cila shqyrton të gjithë paligjmëritë e mudshme pavarësisht se kur kanë ndodhur.
Gënjeshtrat Mickoski, të cilat shqetësojnë opinionin, përbëjnë një përpjekje për të ndërhyrë dhe rrezikuar hetimin e Onkologjisë.
Është qartë se Mickoski me vetëdije po e rrezikon hetimin e Onkolgjisë dhe pyetja është se cili është qëllimi i tij nëse dëshiron të pengojë drejtësinë.
Pas 20 vitesh, zëra dhe parashenja në një numër të madh sektorësh, e sidomos në shëndetësi, për herë të parë në kohën e LSDM-së hynë institucionet dhe bënë aksion për ta pastruar atë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Sipas kësaj partie, përgjegjësi do të ketë për të gjithë të përfshirë në rastin e klinikës së onkologjisë, pavarësisht përkatësisë politike apo etnike.