LSDM: Fjalimi i Presidentes formalitet – mungoi reagimi për shumë tema të rëndësishme!

Sipas LSDM-së, fjalimi i sotëm i Presidentes Siljanovska ishte një paraqitje formale para Kuvendit.

Socialdemokratët thonë se Presidentja nuk ofroi vizione për të ardhmen e vendit dhe nuk kushte asgjë thelbësore dhe konkrete në pjesën e politikave.

“Që të ketë unitet duhet të kemi dialog, që të kemi dialog duhet dikush të bëjë thirrje dhe të organizojë. Ne si LSDM jemi të gatshëm të bisedojmë për të gjitha çështjet e rëndësishme të vendit. Nëse ka propozim për proceset eurointegruese të vendit, ky propozim duhet të ndahet me opozitën parlamentare dhe bashkë të bisedojmë dhe të ndërtojmë qëndrime të përbashkëta. Sidoqoftë, dua të besoj se do të gjejë forcë të del nga hija e shumicës parlamentare, të qeverisë dhe të jetë e zëshme. Ky zë të njihet se është në emër të qytetarëve të Maqedonisë” – deklaroi gjatë një press-konference koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share